Format e tentimit të pilotit të avionit të rrëzuar për t’u futur në kabinë (Video)

Bashkë-piloti i Germanwings Andreas Lubitz ishte mbyllur në kabinë dhe kishte drejtuar avionin drejtë tokës, duke vrarë vetën dhe 149 njerëz tjerë që ndodheshin në bord. Lubitz refuzoi t’i hap derën pilotit i cili po provonte të futej në kabinë nga ku kishte dalë më parë.

Bota

27/03/2015 22:27

Në një video të realizuar nga Airbus përshkruhen procedurat standarde se si do të mund të hynte në kabinë kapiteni i Airbus-it A320. Ai do të kërkonte një rifutje në kabinë fillimisht duke e njoftuar bashkë-pilotin me telefon se ai donte të hynte, ku do të shtypte edhe butonin me shenjën hashtag në një tastierë jashtë derës së kabinës.

Një alarm atëherë do të tingëllonte për tre sekonda brenda në kabinë për ta njoftuar bashkë-pilotin që të zhbllokonte derën e kyçur, gjë të cilën nuk e bëri Lubitz, transmeton lajmi.net.

Në rast se bashkë-piloti për arsye të ndryshme nuk do të ishte i aftë ta hapte derën, atëherë kapiteni mund të hynte në kabinë duke shtypur një kod numerik.

Në këtë rast një alarm do të tingëllonte për 30 sekonda para se dera të hapej, duke i dhënë personit jashtë pesë sekonda kohë për t’u futur brenda. Megjithatë, ky proces i hapjes së derës mund të pengohet nga personi brenda kabinës duke shtypur komandën e bllokimit të derës. Në këtë rast, tastiera dhe alarmi çaktivizohen dhe dera mbetet e bllokuar për pesë minuta, përveç nëse ajo hapet nga brenda kabinës së fluturimit.

Wreckage of an Airbus A320 is seen at the crash site, near Seyne-les-Alpes

“Ai operoi me këtë buton për një arsye që ne nuk e dimë ende”, u tha prokurori Marseille Brice Robin gazetarëve. “Por duket se arsyeje ishte qëllimi për ta shkatërruar avionin”. Në anën tjetër, hetimet që janë kryer nga autoritetet gjermane, pas bastisjeve në shtëpinë e bashkë-pilotit dhe në vende tjera relevante, kanë nxjerrë detaje, që flasin për probleme psikike të autorit të këtij krimi, nga të cilat kishte vuajtur në periudha të ndryshme. (lajmi.net)

YouTube player