“Fluturojnë” Blero dhe Afrona (Foto)

Këngëtari Bleo Muharremi dhe e fejuara e tij, Afrona Dika kanë provuar një aventurë të re, e cila kësaj radhe nuk u bë në tokë.

ShowBiz

13/08/2017 15:50

Ai ka postuar një foto në rrjete sociale, në të cilën shihet bashkë me Afronën në një lartësi të madhe nga toka, shkruan lajmi.net.

“Fluturon .. Fluturon … ??” ka shkruar këngëtari sipër fotos në të cilën gjendet bashkë me Afronën.

Ai ka qenë shumë aktiv me projekte muzikore në këtë sezonë dhe projekti i fundit i tij është “Jar Na Na”, të cilën e solli në bashkëpunim me Kolë Oroshin. /Lajmi.net/