Florenti, njëri nga mësuesit më të rinj në Kosovë (Foto)

Sot është Dita e Mësuesit, e njëri prej mësuesve më të ri në Kosovë është 24 vjeçari, Florent Ibrahimi nga Prishtina.

Lajme

07/03/2016 16:39

Florenti është mësues i gjuhës angleze në një institucion privat për gjuhë të huaja në Prishtinë.

Këtë profesion ai e ushtron tash e tre vjet.

Ai thotë se të qenit mësues është sfidë e madhe por edhe emocion sepse qëllimi është rëndësishëm, të mësosh të rinjtë diçka të re.

Për Florentin dita e parë e mësimdhënies ka qenë emocionuese. Ai thotë se qysh i vogël ka pasur dëshirë të bëhet mësues, pasi, idoli i tij i parë ka qenë pikërisht mësuesi i tij, Mehmet Rizani.

“Dita e parë si profesor i Gjuhës Angleze ne Cambridge School ka qenë mjaft emocionale për mua edhe pse është një profesion që e kam dëshiruar qysh kur kam qenë fëmijë. Së pari kam filluar me kurse indiviudale pastaj kam kaluar në grupe ku raporti mes meje dhe studentëve ka qenë dhe është shumë miqësorë prandaj kjo është edhe çelësi se pse studentët e mi janë aq të përkushtuar dhe të suksesshëm”, tregon Florenti për lajmi.net.

2

Ndonëse i ri, Florenti tregon për lajmi.net, se kjo nuk përbën asnjë problem në raportet me nxënësit e tij.

Ai thotë se kjo ndoshta ka të bëj me faktin se ai është tip i shoqërueshëm dhe brenda klasës krijon ambient të tillë që të gjithë mund të ndihen të lirë, të pyesin për çfarëdo paqartësie që mund të kenë.

“Jo raporti është shumë i mirë , ndoshta edhe mosha ime por unë edhe vet nga natyra jam tip shoqëror dhe brenda klasës gjithmonë mbizotëron liria e të shprehurit për çdo paqartësi që ata kanë dhe gjithmonë thonë se ndihemi shumë të lirë qe të kërkojmë shpjegime shtesë për çdo paqartësi të mundshme”, tregon Florenti.

24 vjeçari nga Prishtina, i cili përveç punës si mësues i gjuhës angleze, është në prag të përfundimit të masterit në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ në degën Ekonomi, departamenti Menaxhment dhe Informatikë, ka një mesazh për të rinjtë e Kosovës.

1

“Porosia ime për të rinjtë është që t’ju përkushtohen mësimeve të gjuhëve të huaja e sidomos asaj të anglishtes, ashtu siç kam bërë dhe unë vetë dhe m’i ka hapur shumë dyer dhe shume mundësi të mëdha që pa posedimin e gjuhës angleze nuk do të mund t’i posedoja”, thotë Florenti për lajmi.net.

Ndërkaq, ai po ashtu ka uruar të gjithë mësuesit “të cilët na dhanë hapat e para në jetë”./Lajmi.net