Flet portieri i Beneventos, që i shënoi gol Milanit në minutën e 95’-të

Portieri i Beneventos, Alberto Brignoli ka shënuar gol në minutën e 95-të kundër Milanit, duke i siguruar pikën e parë në kampionat skuadrës së tij.

Sport

03/12/2017 18:12

Për Beneventon, që mori një barazim 2:2 ndaj Milanit, kjo është pika e parë në histori në Serie A.

Këtë pikë, për rastësi të të gjithëve e siguroi portieri Alberto Brignoli.

“Jo se nuk besoja se do të shënoja, por kishte një probabilitet shumë të vogël që të bëja diçka të tillë”, deklaroi ai pas ndeshjes.

“Jam i kënaqur për të gjithë, por më veçanërisht, për presidentin, që na ka qëndruar gjithmonë pranë. 30 sekondat e fundit? Nga stoli më thanë që të shkoja tek porta e Milanit. Unë shkova, mbylla sytë kur pashë topin që po vinte dhe kërceva si portieri, jo si një sulmues, dhe realizova një gol të çmendur”, deklaroi Brignoli./Lajmi.net/