Flamuri i Kosovës do të vendoset në të gjitha ndërtesat qeveritare

Sekretari i Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha, ka thënë se kjo ministri është duke zbatuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, për vendosjen e flamurit shtetëror nëpër institucione shtetërore të Kosovës.

Lajme

13/02/2018 20:23

 

Ai ka thënë se flamuri do të vendoset në të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës për dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Flamuri në shenjë të 10 vjetorit të pavarësisë do të vendoset edhe në të gjitha ndërtesat qeveritare”, ka thënë Berisha./Lajmi.net/