Fjetja në lëkurë të kafshëve është e shëndetshme për foshnjet

Ta vendosësh foshnjën në gjumë mbi një lëkurë të kafshëve mund ta reduktojë rrezikun nga zhvillimi i astmës, thotë një studim i ri.

Lifestyle

09/09/2014 23:18

Leshi e shtyen sistemin imunitar për të mos shkaktuar alergji, besojnë shkencëtarët.

Konstatimi vjen nga një studim i 2,44 foshnjeve të shëndetshme gjermane, përparimi i të cilave është monitoruar deri në moshën dhjetë vjeçare, transmeton Lajmi.net.

Më shumë se gjysma flinin në lëkurë të kafshëve gjatë tre muajve të parë të jetës së tyre.

Ata ishin 79% me më pak gjasa që tu zhvillohej astma nga mosha gjashtë vjeçare se sa foshnjet të cilat nuk u ishin ekspozuar lëkurës së kafshëve. 

Rezultatet e paraqitura në Kongresin Ndërkombëtar të Shoqërisë së Frymëmarrjes Evropiane në Munih, japin mbështetje për “hipotezën e higjenës”, që sugjeron se pastërtia e tepër në fillimin e jetës mund të rrisë sensibilitetin ndaj alergjive, transmeton Lajmi.net.

Studimet e mëparshme kishin sugjeruar se mikrobet që gjenden në mjedise rurale mund të mbrojnë nga astma. Një lëkurë e kafshëve mund të jetë gjithashtu një rezervuar për lloje të ndryshme të mikrobeve, duke u përcjellur nga mekanizma të ngjashëm që janë vënë re në mjedise rurale.

Gjetjet tona kanë konfirmuar se është shumë e rëndësishme që të studjohet më tej mjedisi aktual mikrobial brenda leshit të kafshëve, për të konfirmuar këto lidhje, tha studiuesja Christina Tischer nga Qendra e Kërkimit Helmholcit Zentrum në Mynih.