Fillon Samiti i NATO-s në Bruksel

Samiti i NATO-s me pjesëmarrjen e liderëve të 29 shteteve ka filluar në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Lajme

11/07/2018 17:13

Në samit merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, presidenti amerikan, Donald Trump, kancelarja gjermane, Angela Merkel, etj, të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë zyrtare të pritjes së organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ceremonia e pritjes u zhvillua në zonën Agora në hyrje të selisë së NATO-s. Stoltenberg përshëndeti një nga një liderët e shteteve anëtare të aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij të shkurtër para të pranishmëve, theksoi se NATO është një aleancë me 29 shtete nga Oqeani i Paqësorit në Detin e Zi, e prej Arktikut deri në Detin Mesdhe. “Së bashku arritëm që të sigurojmë një periudhë të paqes dhe sigurisë që nuk është parë më herët.” tha Stoltenberg.

Më pas 25 helikopterë ushtarakë nga 13 aleatë zhvilluan fluturim demonstrues. Dy helikopterë nga Turqia, ATAK T129, për herë të parë zhvilluan fluturim në një samit ndërkombëtar.