Filarmonia e Kosovës mban koncert me vepra të cilësuara si emblematike për muzikën shqiptare korale – Lajmi.net
Filarmonia e Kosovës mban koncert me vepra të cilësuara si emblematike për muzikën shqiptare korale
Autori: Lajmi.net Kulturë/ArteLajme 10:55, 2 June 2018
Vepra të cilësuara emblematike të autorëve shqiptarë do të interpretohen sonte në koncertin e Filarmonisë së Kosovës.

 

Një pjesë e programit që do të prezantohet sonte është prezantuar edhe në Londër, paraqitje e cila  sipas drejtorit  të Filarmonisë, Baki Jashari, i ka lënë përshtypje të mira publikut londinez, raporton Ekonomia Online.

“Ky koncert është përgatitur disa muaj dhe mund të themi që një pjesë e programit që do të prezantohet sot është prezantu edhe në Londër, ku ne në fillim të muajit të kaluar kemi realizuar një turne koncertal, ku kori i filarmonisë është prezantu në tri koncerte të ndara”.

Ndërsa dirigjenti Rafert Rudi tha se publiku që do ta përcjellë koncertin e Filarmonisë do të mund të dëgjojë një shtrirje historike të veprave.

“Programi i sotëm është sajuar në atë mënyrë që të ketë një prezantim të krijimtarisë së autorëve kosovarë me theks të posaçëm në veprat që ne i konsiderojmë emblematike për muzikën tonë korale por njëkohësisht kanë qenë vepra që i kemi prezantuar në Londër. Është një shtrirje historike e muzikës sonë korale që do ta prezantojmë”.

Filarmonia këtë koncert e realizon në bashkëpunim me Festivalin Remusica.

Sipas Rudit, ky festival por edhe jeta muzikore në Prishtinë viteve të fundit ka shënuar një ngritje të cilësisë.

“Ky bashkëpunim konsiston që filarmonia e realizon programin e tyre vjetor, unë do të kisha thanë që edhe Remusica, edhe festivalet e tjera kanë pasë një ngritje të përgjithshme sikundër edhe jeta muzikore e Prishtinës është në një rritje të hetueshme”.

Koncerti i cili do të mbahet në kishën Shën Ndou do të fillojë në ora 20:30.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO