Festë në familjen e Remzie Osmanit, ja çka kremtojnë

Data e sotme është shumë e veçantë për këngëtaren Remzie Osmani.

ShowBiz

30/09/2018 08:20

Kjo ngase pikërisht me këtë datë, djali i saj Hamazai feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Padyshim që nuk kishte si të mungonte urimi i këngëtarës në orët e para të ditës së sotme, e cila uroi gjitha të mirat për të.

“Urime ditelindjen o jete, o drite. 100 vite te lumtura, shendeti, fati, suksesi qofte me ty”, ka shkruar Remzia.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Remzie Osmani është “Telat e Zemrës”, në duet me Ela Rusin. /Lajmi.net/