Festa më e madhe e muzikës elektronike po vjen. 24 DJ të konfirmuar (Video)

Edhe pak ditë kanë mbetur që Prishtina të shndërrohet në kryeqytetin e Ballkanit për muzikë elektronike.

ShowBiz

27/05/2016 14:48

Së paku për tri ditë rresht, kur në vendin tonë do të ketë performanca të pandërprera të muzikës elektronike me 24 DJ të njohur vendor dhe ndërkombëtar.

ZoneFest është festivali i parë në Kosovë në të cilin do të ofrohet muzikë elektronike për 42 orë rresht. Ky festival do të ofrojë muzikë non-stop për 2 net e 3 ditë, me 2 skena masive dhe hapësira të veçanta për grupe të ndryshme të pjesëmarrësve.

Në këtë ngjarje të madhe të muzikës që organizohet nga ZoneClub pritet të mblidhen rreth 10,000 njerëz për performancat e disa nga emrave më të njohur të muzikës së zhanrit elektronik.

John Digweed, Magda e Matthias Tanzmann janë vetëm disa nga emrat e 24 DJ-ve që do të performojnë gjatë këtij 42 orëshi. Do të ketë edhe DJ lokal sikurse Toton, Jehonë, Vegim, Likatek e shumë të tjerë.

“ZoneFest do të bëjë që skenat dhe artistët e njohur botëror të muzikës elektronike të zbarkojnë në Prishtinë, për të dhënë një ndjesi të cilën se kemi pasur në asnjë ngjarje të madhe të muzikës në vendin tonë. E veçanta e këtij festivali është kohëzgjatja dhe performancat e ndryshme të cilat nuk do të ndalen për 42 orë rresht. Edhe një herë më shumë, ne po synojmë që Prishtinën ta bëjmë arenë të madhe të muzikës, rreth të cilës do të mblidhen me mijëra njerëz, për tu argëtuar dhe vallëzuar pandërprerë” ka thënë Dekorim Sahiti, njëri ndër bashkë-pronarët e ZoneClub.

“Ne tashmë i kemi bërë të gjitha përgatitjet që ZoneFest të jetë ngjarja kryesore e vitit në Prishtinë për muzikë dhe vallëzim pa fund”.

Zone Fest do të mbahet me 2 dhe 3 qershor në ZoneClub, ose siç njihet ndryshe Zona e Madhe që gjendet në Zonën Industriale.

Më shumë informacione rreth ZoneFest dhe vendeve ku mund të blihen biletat mund të gjenden në këtë link:

http://https://www.facebook.com/events/1589194184726243/permalink/1596643117314683/

Disa nga performancat e DJ’ve të konfirmuar: 

YouTube player
YouTube player
YouTube player
YouTube player
YouTube player