Fero rrihet nga katër persona dhe kërcënohet me armë

Një shëtitje e tij në "Albi Mall" u bë mollë sherri mes këngëtarit Fero dhe një grupi prej katër personash të panjohur deri më tash.

ShowBiz

21/03/2018 10:05

Derisa këngëtari po dilte prej qendrës tregtare pasi kishte parë një film me një shok dhe një shoqe, një makinë iu ndal para këmbëve.

4 persona që ishin brenda kësaj makine filluan ta ofendojnë Feron. E nuk mjaftoi me kaq. Fero filloi të ikë prej njerëzve të cilët filluan të tallen me të, por pa sukses. Ata e zunë këngëtarin dhe filluan ta rrahin. Tre veta e grushtonin derisa i katërti ia mbante vazhdimit armën në trup.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për Express gjithë ngjarjen e cila thotë të ketë ndodhur rreth orës 24:00.

“Pak para mesnatës Fero derisa po dilte nga kinemaja bashkë me dy persona ishte ndaluar nga një veturë në të cilin kanë qenë 4 persona të cilët e kanë fyer Feron, ndërsa njëri prej tyre, ia ka drejtuar armën. Fero në këtë moment kishte filluar të ikë në drejtim të Albit, mirëpo nuk ia kishte arritur ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë burimi.

Katër persona sipas këtij burimi kanë filluar ta rrahin Feron derisa njëri prej tyre vazhdimisht ia ka mbajtur armën në drejtim të tij, mëson Express nga dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes.

Poashtu, mësohet se Fero ka pësuar lëndime të lehta, kurse gjatë rrahjes është thyer edhe një derë e “Albi Mall”-it.