“Feridja” e serialit “Më fal” në përqafim të një shqiptari (Foto)

Ne i shikojmë gati çdo natë në ekran, kurse një shqiptar nga Struga ka pasur rastin të jetë në shoqërinë e tyre.

ShowBiz

26/01/2016 19:32

Bëhet fjalë për Emin Muçën nga fshati Veleshtë, i cili në adresën të Telegrafit ka dërguar foto dhe video në shoqëri të aktorëve më të njohur të serialit “Më Fal”.

Edhe pse nuk ka precizuar se në çfarë cilësie i ka takuar, ne ju sjellim fotografitë me Xhynejdin, Feriden, Baharin, Zyhren, Osman Kozanin, Kemalin dhe shumë aktorë tjerë të serialit të popullarizuar “Më fal”.

Sigurisht se më së tepërmi do të ju bie në sy fotografia e tij i përqafuar me Feriden, por si duket bëhet fjalë për përqafim miqësor e jo për diçka më tepër.