Fejohen këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu

Kohë më parë mediet kishin zbuluar se dy këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu janë në lidhje, por dyshja nuk ishin prononcuar në lidhje me këtë çështje.

ShowBiz

21/10/2017 08:01

Ata kishin preferuar ta shijonin këtë lidhje larg medieve, por së fundi ata nuk mund të fshiheshin më, shkruan lajmi.net.

Madje, ata ishin fotografuar edhe në plazh pranë njëri-tjetrit, duke qenë edhe njëherë dëshmi se Mimoza dhe Seldi janë në lidhje.

Ditë më parë, çifti kanë konfirmuar lidhjen përmes rrjeteve sociale, duke postuar fotografi me njëri-tjetrin, ndërsa tashmë ata morën një tjetër vendim.

Mimoza dhe Seldi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë dhe këtë gjë e konfirmoi vetë këngëtarja duke publikuar foto të unazave, kurse mbishkrimi ishte “Te dua @seldi_qalliu”, njësoi veproi edhe Seldi.

Po ashtu, këngëtarja Pandora ka publikuar në rrjete sociale një foto nga ceremonia e fejesës së çiftit, e cila u mbajt në Zvicër.

“Urime fejesa për dy më të bukurit e estradës @mimozashkodra @seldi__qalliu.” shkroi Pandora në urimin e saj. /Lajmi.net/