Federer shënon fitoren e 1,000 në karrierë

Tenisti zviceran, Roger Federer ka fituar turneun në Brisbane të Australisë, duke mposhtur në finale tenistin kanadez me prejardhje malazeze, Millosh Raoniq, të cilin e mundi në tre sete 6-4, 6-7 (2), 6-4.  

Lajme

11/01/2015 14:41

Ky turne ishte i 82-ti i fituar në karrierën e pasur të tenistit zviceran, si dhe fitorja e 1,000.

Para tij janë akoma dy tenistë: amerikani Jimmy Connors, i cili ka shënuar 1,253 fitore dhe gjithsej 109 turne, si dhe çekut Ivan Lendl, i cili ka realizuar 1,071 fitore dhe 94 turne të fituara.

Më 19 janar në Melbourne fillon edhe grand slam turneu, dhe ky do të jetë një rast i ri për Federerin që të rrit numrin e fitoreve e pse jo edhe të turneve të fituar.