FBI publikon imazhet sekrete të 11 Shtatorit

FBI ka publikuar disa fotografi të pashfaqura më parë, që tregojnë shkatërrimin në Pentagon, fill pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Bota

31/03/2017 13:38

FBI ka ngarkuar në faqen e saj të internetit, imazhet që tregojnë selinë qendrore të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të përfshirë nga flakët, pasi u godit nga një avion pasagjerësh i rrëmbyer nga terroristët e Al Kaedës.

Më 11 shtator 2001, terroristët e Al Kaedës rrëzuan fluturimin 77 të “American Airlines”, nga Aeroporti Ndërkombëtar Dulles për Los Angeles, në Pentagon, në 9:37.

189 persona vdiqën në Pentagon, duke përfshirë edhe 125 që punonin në ndërtesën, e cila shërben si seli kryesore e Departamentit të Mbrojtjes.

fbi-damage-8872541490956397-1_1490957234-4356736 pentagon-8872551490956395-1_1490957236-92354 911-6015041490956400_1490957239-3947806 pentagon-1-8872511490956401_1490957238-7829754