Fazat e seksit që kalojnë në mendjen e partnerit, për të cilat nuk flet kurrë
Duket si një provim i vështirë të hysh në botën e tij për të mësuar se si i duket marrëdhënia juaj, si nga këndvështrimi romantik dhe ai seksual.
Lifestyle
Studiuesi Dominic Utton shprehet se ka disa elementë që mund të ndihmojnë një femër të kuptojë se çfarë mendon partneri i saj për marrëdhënien aktuale.
1. Flirtimi:Vetëm sepse meshkujt nuk janë shumë të zotë me flirtimin nuk do të thotë se ata nuk e pëlqejnë atë. Ka disa teknika flirtomi, të cilat i garantojnë një femre sukses të sigurt. Kafshimi i buzës, lëvizja e cepit të fundit, duke e përkëdhelur lehtë atë, shpupuritja e flokëve, ndërkohë që ai flet etj., janë mënyra shumë të mira për të joshur një mashkull. Ai e dashuron shumë një gjë të tillë sepse e imagjinon veten duke i bërë këto veprime .
2. Ereksioni: Kjo është përgjigjja automake e cila nënkupton se mashkulli nuk e ka më në dorë situatën dhe se ndihet krejt i pafuqishëm ndaj kësaj gjendjeje. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se është femra e cila ka kontrollin mbi të. Por ereksioni i shkaktuar drejtpërdrejt nga një femër e cila i pëlqen shumë e bën atë edhe më të kënaqshëm.
3.Loja para seksit: Ekziston një mit se meshkujt nuk do të lodhen kurrë me lojën para seksit. Por, është më shumë një ndjenjë ritmi. Ndërkohë që një pjesë e meshkujve e kanë shumë të lehtë të arrijnë kulmin e eksimit, duket se janë femrat që e kanë të vëshrë të “prekin” orgazmën. Sa më të paduruar të jeni, ideja e një periudhe të gjatë para se të fillohet me penetrimin mund të jetë shumë e lodhshme dhe aspak nxitëse. Gjithsesi është një e vërtetë që bashkon të gjithë meshkujt e botës, nëse femra është e zonja të bëjë një lojë të bukur para seksit, çdo mashkull do ta pëlqejë atë.
4.Penetrimi: Për shumë meshkuj penetrimi mbetet ende ngjarja e madhe. Meshkujt janë programuar në ketë mënyrë: shumë prej tyre preferojnë të zgjasin kohën para se të arrijnë kulmin e eksitimit. Ata zgjedhin pozicione të cilat nuk ua dhurojnë menjëherë orgazmën, por e shtyjnë kohën para saj.
5. Orgazma: Fatkeqësisht, meshkujt arrijnë në orgazëm në më pak se tri minuta pas marrëdhënies, ndaj edhe pse përpiqen ta shtyjnë këtë afat, përfundimi është gjithnjë i njëjtë. Me përjashme të rralla. Ndërsa tek femrat edhe pse është më e vonuar, përsëri është më shumë e fortë. Një raport i shpejtë mund t’u dhurojë një shpërthim të shkurtër, por që zgjat pak. Kështu që sa më shumë të zgjatet tensioni seksual aq më e madhe është edhe kënaqësia e përftuar.