Familjarët rrëfejnë se si e gjetën të vrarë djalin e tyre 27 vjeçar

Të shtunën në mëngjes në Bardh të Madh të Fushë Kosovës, u gjet pa shenja jete dhe me dy plumba në trup, 27 vjeçari, Labinot Gashi. 

Lajme

08/09/2014 00:50

Labinoti u gjet i vrarë pranë veturës së tij Mercedes. Klan Kosova ka vizituar familjen e viktimës.
I ati i Labinotit, ka rrëfyer ngjarjen, veç tjerash duke thënë se Labinoti nuk kishte pasur asnjë problem me askënd.
 
Labinoti ishte martuar para një muaji. Ndërkaq Policia ka arresutar menjëherë të dyshuarin për vrasje dhe ai po mbahet në paraburgim.