Familjarët e gylenistëve të deportuar: Shenjë e mirë që po mbahet seanca

Stafi i Kolegjeve “Mehmet Akif” dhe familjarët e turqve të dëbuar nga Kosova përmes një komunikate për opinionin kanë përshëndetur mbajtjen e seancës së Kuvendit që do t’i kushtohet këtij rasti dhe kanë kërkuar që të shmangen etiketimet e tyre pa fakte.

Lajme

04/04/2018 13:40

Komunikata e plotë:

Pas ngjarjeve fatkëqija të datës 28 mars 2018, stafi mësimdhënës i Kolegjeve Mehmet Akif dhe familjarëve të të dëbuarve, mbajtja e seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës mbi zbardhjen e rrëmbimit të mësimdhënësve tanë është sadopak ngushëlluese dhe një shenë e mirë që të vihet drejtësia në vend dhe te parandalohen ngjarje të tilla.

I njoftojmë të gjitha institucionet dhe mediat kosovare që jemi të gatshëm për bashkëpunim që ngjarjet dhe akuzat e pabaza të vërtetohen ligjërisht larg interesave politike apo institucionale.

Si institucion arsimore edukative ushtrojmë aktivitetin tone për gati dy dekada dhe njihemi për përkushtimin tone në arsim, respektimin e normave dhe standardeve ligjore.

E ndiejmë të nevojshme t’ju bëjmë me dije se pas kidnapimit të mësimdhënësve tanë ka nisur në të njëjtën kohë edhe fabrikimi i justifikimeve për të mbuluar aktin joligjor dhe te turpshëm të rrëmbimit.

Në disa media elektronike janë shfaqur informacione të pavërteta për rekrutim dhe financime të paligjshme, gjë që nuk pasqyron realitetin.

Institucioni ynë dhe familjarët e të dëbuarve do të ankohen konform ligjeve për lajmet e rreme.

lutemi shumë institucioneve dhe mediave të respektojnë dinjitetin e personave duke i kursyer ata nga etiketimi pa pasur vendime të organeve kompetente ligjore, përfundon komunikata e stafit të punonjësve të Kolegjeve ‘Mehmet Akif’ dhe familjarët e të të dëbuarve.