Familja e Winehouse: Dokumentari për Amyn përmban të pavërteta

Familja e Amy Winehouse ka dalë kundër regjisorit britanik, Asif Kapadia, i cili synon të shfaqet në Festivalin e Filmit të Kanës me një dokumentar kushtuar këngëtares së ndjerë britanike.

ShowBiz

27/04/2015 18:30

Zëdhënësi i familjes ka thënë se ata nuk dëshirojnë të kenë kurrfarë lidhje me dokumentarin në fjalë, pasi sipas tyre përmban të pavërteta.

“Amy do të mërzitej shumë. Kjo nuk është aspak çfarë ajo do të dëshironte”, ka deklaruar Mitch, babai i Amyt, transmeton Top Channel.

“Më lëndoi shumë pasi në film vihej re mungesa e babait në vitet e fundit, të krijonte idenë se familja nuk ishte pranë saj”, ka shtuar ai.

Amy Jade Winehouse vdiq si pasojë e mbidozës më 23 korrik të vitit 2011, në moshë 27-vjeçare.