Fakte befasuese pse ndjeheni vazhdimisht të lodhur

Të gjithë mund të kemi kriza të energjisë. Ndjehemi të lodhur apo, komplet të lodhur gjatë gjithë ditës. Dhe cilat janë arsyet pse po jemi pa energji?

Lifestyle

19/01/2015 19:14

Këtu janë disa kontribues se pse e kemi këtë ndjenjë të lodhjes:

1. Nuk flemë mjaftueshëm.
Gjumi nuk është vetëm për të pushuar. Ka shumë gjëra që ndodhin në trupin tonë gjatë kohës kur flemë. Rasti në fjalë: hormoni i rritjes. Hormoni i rritjes, një proteinë e bërë nga gjëndra e hipofizës, luan një rol në bërjen e muskujve të shëndetshëm dhe në bërjen e kockave të fortë. Ajo ndikon në atë se si trupi ynë mbledhë yndyrën (sidomos rreth zonës së stomakut) dhe ndihmon për të balancuar raportin me kolesterolin e keq. Është gjithashtu thelbësore për funksionimin normal të trurit. Sasia e pamjaftueshme e saj çon në lodhje, rënie të forcës, qëndrueshmërisë dhe simptoma të depresionit, transmeton Lajmi.net. Kështu që, duke bërë gjumë mjaftueshëm ju do të keni edhe një energji më të madhe.

2. Nuk pimë ujë mjaftueshëm.
Shumë njerëz nuk mund ta identifikojnë kur lodhja e tyre ndodhë për shkak të dehidratimit. Një gotë ujë mund të jetë e gjitha çfarë ju duhet, në vend se të pini një pije me sheqer. Pini aq shumë ujë sa që goja juaj të qëndrojë me lagështi gjatë gjithë ditës.

3. Duhet të lëvizim më shumë.
Ju mund ta fitoni energjinë me vetëm një aktivitet të thjeshtë siç është ecja. Kur ju jeni në lëvizje, oksidi nitrik lirohet nga arteriet për ta lejuar gjakun që të lëvizë lirshëm nëpër enët tuaja. Kjo ndihmon që të merrni më shumë ushqyes në qelizat tuaja. Trupi juaj u përgjigjet më mirë veprimeve tuaja.

4. Kemi nivele të ulëta të vitaminës B.
Ne kemi nevojë për vitaminë B për mitokondrinë tonë që ta kthejmë glukozën në energji. Ne mund të absorbojmë vitaminë B në formë të lëngshme apo edhe të pilulës, por 99% prej nesh nuk e marrim atë nga dietat tona. Provoni të merrni një vitaminë në mëngjes dhe mbrëmje. Kjo do t’i mbajë nivelet e ulëta stabile dhe do të ju bëjë energjik, dhe nuk ka asgjë të dëmshme në këtë përderisa nuk merrni vitamina të tepërta, transmeton Lajmi.net.

Nëse jeni duke pasur simptoma të energjisë së ulët, kontrolloni nivelet e vitaminës B12 dhe D, dhe, për çdo rast, bëni kontrolle çdo vit. Nëse gjeni se nuk po thithni mjaftueshëm vitaminë në zorrë dhe stomak, ju mund të merrni një injeksion vjetor B12.