Estonia i mbështet sanksionet kundër Rusisë

Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid, i ka thënë presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili e vizitoi Estoninë, se ajo i mbështet sanksionet kundër Rusisë, për shkak të involvimit të saj në pjesën lindore të Ukrainës.

Bota

24/01/2017 08:39

Presidentja Kaljulaid, pas takimit me Poroshenkon, në kryeqytetin Talin, tha mbrëmë se sanksionet ekonomike duhet të mbeten deri në “implementimin e plotë të Marrëveshjeve të Minskut dhe derisa Rusia u përmbahet të gjitha obligimeve të saj ndërkombëtare”.

Poroshenko e ka falënderuar Estoninë për mbështetjen e vendosur dhe ndihmën që i ka dhënë Ukrainës, përfshirë edhe rehabilitimin mjekësor për 40 ushtarë të plagosur të Ukrainës.