A është gjumi i pasdites i shëndetshëm?

Të bësh një sy gjumë për më shumë se 40 minuta pasdite mund të rrisë rrezikun nga vdekja e parakohshme, thuhet sipas një studimi të ri.

Lifestyle

30/03/2016 17:48

Një studim i më shumë se 300,000 njerëzve gjeti se të bësh gjumë gjatë ditës mund të ndikojë në zhvillimin e obezitetit, shtypjes së lartë të gjakut dhe kolesterolit.

Hulumtimi analizoi të dhënat e 300,000 njerëzve dhe u prezantua në konferencën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë.

U gjet se gjumi gjatë ditës, më i gjatë se 40 minuta, mund të shkaktojë probleme shëndetësore dhe madje të ndikojë në vdekje të parakohshme, raporton The Daily Mail. Gjatë gjumit të gjatë, trupi mendon se është duke u futur në gjumë të thellë dhe më pas ka probleme me ciklin metabolik pasi të zgjohet.

Ndërsa, nëse bëni vetëm një sy gjumë më pak se 40 minuta, trupi nuk hyn në fazën e gjumit të thellë dhe nuk përjetoni probleme shëndetësore.