Erdogan viziton çadrën e kundërshtarëve në Stamboll, pranon të pijë një gotë ujë

Presidenti Rexhep Taip Erdogan vizitoi befasisht sot, e martë, tendat e fushatës për të votuar “Jo”, në lagjen e Sariyer në Stamboll, shkruan Daily Sabah. Ai ishte duke fluturuar për në provincën veriore turke, Samsun,por gjatë rrugës për në aeroportin Ataturk u ndal për të parë tendat që kryenin fushatë për “Jo” dhe më pas për votën “Po”.

Bota

29/03/2017 08:43

Gjatë ndalesës ne kampin kundërshtar, Erdogani bisedoi me kunderstaret, të cilët i ofruan një çaj po e refuzoi për shkak të kohës, duke pranuar vetëm një gotë me ujë. Ai qëndroi me kundërshtarët rreth 15 minuta, përpara se të shkonte në aeroport.

Referendumi i 16 prillit në Turqi synon rritjen e kompetencave të Erdoganit si president.