Erdogan: ShBA të anulojë vendimin në lidhje me Jerusalemin

Turqia do të bëjë kërkesë në Kombet e Bashkuara që të anulohet vendimi i Shteteve të Bashkuara...

Bota

15/12/2017 19:03

Turqia do të bëjë kërkesë në Kombet e Bashkuara që të anulohet vendimi i Shteteve të Bashkuara për ta njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, ka thënë sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Përmes një telekonference, Erdogan ka thënë se Turqia do të kërkojë fillimisht anulimin e këtij vendimi në Këshillin e Sigurimit dhe në rast se kjo do të dështojë, ai do të bëjë kërkesë në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit.
“Iu bëjmë thirrje të gjithë shteteve, sidomos Europës, që ta njohin shtetin e pavarur të Palestinës dhe Jerusalemin si kryeqytet të Palestinës. Sigurisht se nuk do të mjaftohemi vetëm me këtë, do të bëjmë çmos që Amerika të anulojë vendimin për njohje të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit”,- deklaroi presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Paraprakisht, para disa ditëve, liderët myslimanë u mblodhën në Stamboll, ku kanë dënuar vendimin e presidentit Trump, duke i bërë thirrje botës që të përgjigjet, duke njohur Jerusalemin lindor kryeqytet të autoritetit palestinez.