Erdogan paralajmëron kthimin e ligjit për dënim me vdekje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka konfirmuar të martën se pas referendumit për ndryshimet kushtetuese të 16 prillit në të cilin pritet mbështetje e madhe, në agjendën e Parlamentit do të jetë projekt-vendimi për futjen e dënimit me vdekje.

Bota

12/04/2017 10:20

“Pas referendumit për ndryshimet kushtetuese, të 16 prillit, ku do të fitojë ‘po-ja’ në agjendën e Parlamentit do të vendoset projekt-vendimi për dënimin me vdekje. Nëse nuk e mbështesin, ne do të organizojmë edhe një referendum rreth kësaj çështjeje”, tha Erdogan në një takim në Sanliurfa.

Erdogan shtoi se ISIS-i, PKK-ja apo ndonjë organizate tjetër terroriste nuk duhen lejuar të valëvisin flamuj dhe të veprojnë në asnjë qytet.