Erdogan ndaloi autokolonën në Novi Pazar që të puth dorën e një plake

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, së fundmi realizoi një vizitë dy ditore në Serbi. Ditën e dytë ai u takua me qytetarë të Novi Pazarit, të cilët kishin dalë në rrugë për ta përshëndetur atë.

Bota

13/10/2017 23:43

Në rrjetet sociale po qarkullon një video që ka tërhequr shumë vëmendjen vetëm për shkak të reagimit të tij të papritur dhe interesant.

Gjatë vozitjes nëpër Novi Pazar, Erdogani urdhëroi shoferët e tij që të ndalonin kolonën, transmeton dita.al.

I mirëpritur me duartrokitje nga qytetarët e mbledhur, ai doli nga makina, iu afrua një gruaje të moshuar dhe puthi dorën e saj, dhe më pas e pyeti në turqisht e në boshnjakisht: “Si jeni?”

Ky veprim i ka emocionuar qytetarët nëpër rrjetet sociale, të cilët e kanë përshëndetur këtë gakt të presidentit turk

YouTube player