Erdogan me investitorë turq arrin në Shqipëri (Video)

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani priti presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili mbërriti në Shqipëri këtë të mërkurë për një vizitë zyrtare.

Lajme

13/05/2015 13:02

Erdogan kryeson një delegacion zyrtarësh dhe investitorësh turq të interesuar për investime në Shqipëri.

Pas takimit kokë më kokë, dy Presidentët pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ndërkohë që në orën 15:00, Erdogan do të përurojë nisjen e punimeve në Xhaminë e Namazgjasë, ku Komuniteti Mysliman turk ka dhënë 30 milionë euro për ndërtimin e saj.

Më pas, në orët e pasdites Erdogan dhe Nishani do të marrin pjesë në forumin e përbashkët të biznesit Shqipëri-Turqi.

YouTube player

Vizita e Erdoganit në Shqipëri