Emina Çunmulaj: Flas shqip me dialektin e Malësisë (VIDEO)

Edhe pse është ndër të paktat që postimet e saj i lë në gjuhën shqipe, duket se Emina Çunmulaj po has në probleme. Ajo përmes një postimi i është përgjigjur gjithë atyre që mendojnë se ajo nuk e di shqipen

ShowBiz

29/01/2015 19:31

Jam Malësore dhe flas me dialektin tim, ka thënë Emina përmes një postimi në Facebook, ku i është përgjigj të gjithë atyre që dyshojnë se Emina di shqip.

Ndonëse është ndër të paktat që statuset e saj i lë në gjuhën shqipe, Emina Cunmulaj, sërish është dashur të dëshmojë se ajo flet shqip dhe e di gjuhën e vet.

“Për gjithë ata që mendojnë se nuk di të flas shqip … E flas , ashtu si e kam mësuar kur isha fëmijë – flas me dialekt Malësie , Jam Malësore. Po ashtu për ata qe nuk e din se jam adhuruese e Shkurte Fejza dhe Sabri Fejzullahut”, shkruan Emina, Transmeton lajmi.net

“Një ditë së bashku me shoqëri në Las Vegas. Po de…. e dëgjoj muzikën shqipe në ( Kerr, veturë, makinë apo automobil )”, ishte mbishkrimi i modeles, ndërsa në vidoen që ka postuar dëgjohej kënga e Labinot Tahirit. lajmi.net