Elvana Gjata nuk harron ditën speciale të mikeshës së saj, ja çfarë bëri sot (Foto/Video)

Besa Kokëdhima ka festuar sot ditëlindjen e saj të 31-të dhe nëse nuk ia kujtuan të gjithë virtualisht derisa ajo vetë postoi këtë video, natyrisht urimet gjatë ditës nuk i kanë munguar.

ShowBiz

29/05/2017 23:36

Nga familjarët, nga miqtë e afërt e nga të gjithë fansat që e ndjekin. Por Elvana Gjata, një prej mikeshave të saj të ngushta, edhe pse larg, nuk mund të mungonte me praninë e saj në një ditë si kjo, madje ia ka uruar në mënyrë shumë origjinale ditën speciale Besës.

Në një video të postuar në Instagramin e saj, Besa bashkë me tufën e luleve dhe fustanin po ashtu plot lule, ka falënderuar Elvanën për urimet e ëmbla që i ka dërguar. Beba, emri me të cilin mikeshat i flasin njëra-tjetrën me përkëdheli, nuk ka harruar as këtë vit tufën e luleve dhe urimet për mikeshën e ngushtë.

https://www.instagram.com/p/BUsED-bgJfH/