Elita 5 performon sonte në Tiranë, gjithçka është gati

Grupi legjendar 'Elita 5', pritet të performojë sonte në Tiranë.

ShowBiz

07/09/2018 14:20

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se me 7 shtator do ketë koncert madhështor, shkruan lajmi net.

“Elita 5 në Tiranë!?‍???. Më 7⃣ Shtator, ⏰ 20:00, koncerti madhështor i Elita 5 në Amfiteatrin e Tiranës! ??Ejani të festojmë së bashku 30-vjetorin e krijimit të grupit dhe të njiheni e të shijoni albumin e tyre më të ri.??? Mos mungo në superkoncertin e legjendave të rrokut shqiptar! ????”, shkruan ai.

Ndërkaq sot, para pak çastesh ai ndau një foto me ndjekësit që duket se gjithçka është gati për koncertin e tyre: “Gati skena për koncertin e Elita 5! ?‍????”.

“Çmendem”, “Më fal”, “Alcapone” dhe “E urrej shiun”, janë vetëm tri nga projektet e pavdekshme të grupit të famshëm shqiptar.

Duhet theksuar se koncerti mbahet për nder të 30 vjetorit të krijimit të grupit ‘Elita 5’. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnTzSf0HvIM/?hl=en?&taken-by=erionveliaj

https://www.instagram.com/p/BnbFZqcnyPw/?hl=en?&taken-by=erionveliaj