Pronari shqiptar i picerisë u ekzekutua në sy të gruas

Ekzekutohet me armë në sy të gruas një shqiptar në Itali, pronar i një picerie të njohur. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytezën e Velletrit, pranë Romës.

Lajme

27/06/2016 10:06

Sipas policisë, shqiptari 40­vjeçar, që në zonë njihej me emrin Tony ishte titullari i picerisë “Peccati di Gola”.

Nuk ka ende shumë detaje lidhur me ngjarjen, por policia dyshohen se ajo ka qenë një vrasje me sfond mafioz e organizuar.

Viktima thuhet se ishte shumë i vlerësuar në zonë.

Ai duket se është thërritur nga autorët që e kanë qëlluar me armë e më pas kanë humbur gjurmët.