Ekstradohet nga Gjermania shqiptari i dënuar për përdhunim

Një 28-vjeçar, i cili rezulton banues në Fier, është ekstraduar një ditë më parë në Rinas nga Gjermania.

Lajme

30/09/2016 20:20

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, u ekstradua 28-vjeçari i shpallur në kërkim, Elvin H.

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë së arrestit me burg nga Gjykata e Fierit për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.