Ekskluzive: Zbulohen emrat ‘big’ që rikthehen këtë vit në ‘Kënga Magjike’
Këtë vit do të mbahet edicioni i 20-të i festivalit të këngës 'Kënga Magjike'.
ShowBiz
Për dallim prej viteve të kaluara sivjet do të marrin pjesë më shumë arstistë të njohur, për shkak se është 20 vjetori i festivalit, shkruan lajmi.net
Lajmi.net ekskluzivisht zbulon disa prej këngëtarëve shqiptarë që pritet të jenë pjesë e ‘Kënga Magjike 2018’, mirëpo asgjë nuk është e konfimruar. Se sa prej tyre do ti shohim në finale mbetet të shihet.
Në vazhdim ju sjellim listën e këngëtarëve që pritet të garojnë me njëri-tjetrin në këtë edicion të rëndësishëm të këtij festivali të këngës:
Flori Mumajesi
Artiola Toska dhe Bruno
Yll Limani
Ronela Hajati
Jonida Maliqi
Mentor Haziri
Klajdi Haruni
Era Rusi
Aurela Gaçe ft Eli Fara
Fifi (bashkëpunim)
Endri dhe Strefi
Stresi
Ardit Çuni
Këta janë emrat që flitet se do të jenë pjesë e festivalit këtë vit (disa të pakonfirmuar), e për emra të tjerë Lajmi.net do t’ju mbajë të informuar.
Festivali nis shumë shpejtë me fazën e parë, ndërsa finalja e madhe do të mbahet në dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë./Lajmi.net/