Ekskluzive: Blero pjesë e ‘Albanian Star’, ky është roli i tij (Video)

Këngëtari i mirënjohur shqiptar dhe shumë i talentuar, Blero Muharremi, ka konfirmuar pjesëmarrjen në spektaklin e talentëve të këndimit, Albanian Star.

ShowBiz

18/05/2017 15:56

Ai këtë e ka bërë ekskluzivisht për lajmi.net ku ka treguar se në këtë spektakël do ta ketë rolin e jurisë, shkruan lajmi.net

Blero tha se bashkë me të në juri do të jenë edhe disa emra të tjerë të mirënjohur si: Ilir Berani, Yllka Kuqi, me gjasë edhe Zajmina Vasjari por mund të jetë edhe Miranda Hashani.

Albanian Star është talent show më i madh shqiptar i cili ju ofron shansin tuaj më të mirë për të arritur famën që ju gjithmonë e keni ëndërruar. Aplikimet kanë filluar e nëse doni të bëheni pjesë e tij vizitoni faqen albanianstar.com.

Kujtojmë se Blero njihet si njëri ndër këngëtarët që gjithmonë përkrahë talentët e rinj duke zbuluar më të mirën prej tyre, e vendi i tij si pjesë i jurisë aty ishte i duhuri.

Spektakli së shpejti fillon transmetimin në RTK, Vizion Plus dhe Alsat M./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BUPBlmfgGJU/?taken-by=bleromuharremi