Edhe tre të arrestuar për sulmin në Mançester

Policia britanike i ka arrestuar edhe tre njerëz të dyshuar për lidhje me sulmuesin vetëvrasës, i cili i ka vrarë 22 vetë në qytetin Mançester.

Bota

24/05/2017 12:50

Policia në këtë qytet ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar sot në pjesën jugore të qytetit, por nuk ka dhënë më tepër detaje.

Dje, policia e ka arrestuar një person 23 vjeçar dhe tha se sulmuesi vetëvrasës, 22 vjeçari Salman Abedi, ishte vrarë gjatë sulmit të pardjeshëm.