Edhe Krusha e Madhe kërkon shkarkimin e Jabllanoviqit

Protestat kundër ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq kanë vazhduar edhe të dielën.

Lajme

18/01/2015 12:23

Pas protestës masive në Gjakovë, një ditë më parë, sot kanë protestuar banorët e njërit ndër fshatrat më të prekura nga lufta e fundit në Kosovë, Krushë e Madhe, raporton KTV.

Ata kanë kërkuar nga kryeministri Mustafa shkarkimin e ministrit serb pas deklaratave të tij fyese.

“Krusha e Madhe është një nga vendet, ku është bërë një nga masakrat më të mëdha nga kriminelët serbë, nga vëllezërit e Jabllanoviqit në këtë fshat u vranë dhe u masakruan 243 persona, prej tyre 206 nga Krusha”, kanë thënë organizatorët e protestës, transmeton koha.net.