Edhe dy të dyshuar për sulmet e Parisit

Policia evropiane është në kërkim edhe të dy të rinjve, nën dyshimin se ata i kanë ndihmuar Salah Abdeslam, që është i dyshuari kryesor i sulmeve të Parisit.

Bota

04/12/2015 23:37

Dyshja ishin “të armatosur dhe të rrezikshëm” dhe mendohet që të dy e kanë ndihmuar Abdeselam që të udhëtojë për në Hungari në shtator të këtij viti.

Hetuesti janë shprehur se Abdeslam natën e 13 nëntorit i ka vozitur sulmuesit deri në Stade de France.

Sulmet e muajit të kaluar në Paris lanë 130 persona të vdekur kurse 350 të tjerë të plagosur, transmeton Klan Kosova.