Edhe Angela Merkel përballet me vija të kuqe për formimin e qeverisë

Kancelarja Angela Merkel është paralajmëruar nga partnerët e mundshëm për koalicion se përballët me detyrë shumë të vështirë për ta formuar një qeveri funksionale.

Bota

27/09/2017 16:43

“Politika nuk është matematikë”, ka paralajmëruar lideri i Partisë së Lirë Demokratik (FDP), Christian Lindner, partia e së cilit shihet si aleat i natyrshëm për koalicion.

Partneri më i mundshëm për koalicion për Partinë Kristian Demokrate (CDU) të Merkelit është FDP-ja dhe të Gjelbërit, shkruan BBC.

Por, emigrimi dhe çështjet tjera mund ta prishin një marrëveshje të mundshme.

Nëse kancelarja dështon ta arrijë një marrëveshje në muajt e ardhshme, atëherë Gjermania mund të përballët me zgjedhje të reja.

Me Social Demokratët e qendrës së majtë që kanë hedhur poshtë mundësinë për t’u futur në koalicion, marrëveshja e vetme që ka mundësi të funksionojë do të ishte i ashtuquajturi “Koalicioni Xhamajka”, i cili mori emrin për shkak të ngjyrave zi, verdhë dhe gjelbër të partive të përfshira politike: e zeza e CDU-së, e verdha e FDP-së dhe e gjelbra e të Gjelbërve.

Lindner, partia e së cilit nuk pajtohet me të Gjelbrit në çështje si Evropa, edukimi me emigrantët, i ka akuzuar disa njerëz se e kanë shndërruar “Xhamajkën” në një projekt politikë e romantik.