Ebola në Prishtinë, thashetheme

Lajmi se në Prishtinë ka dyshime për një person të infektuar me virusin vdekjeprurës Ebola, për të cilin dyshohej se e ka marrë nga vizita e tij gjatë qëndrimit në Haxh, sipas autoriteteve shëndetësore, është i pavërtetë.

Lajme

17/10/2014 12:10

Dyshimet për këtë rast i ka hedhur poshtë drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  Naser Ramadani.

Në një prononcim për lajmi.net, Ramadani ka thënë se janë mediat ato të cilët e kanë përhapur një thashetheme të tillë, ndërsa, thotë se vet ata nuk dyshojnë aspak.

“Është thashethem që mediat e kanë bërë. Pacienti është në observim, por nuk është i infektuar me Ebola. Ne as nuk dyshojmë në një gjë të tillë”, ka thënë Ramadani.

“Nuk mund t’ju tregojmë se çfarë sëmundje ka pacienti, por, ebola nuk është. Pra, unë mund të tregojë për diçka që nuk është”, ka thënë Ramadani.

Ramadani ka treguar se pacienti nga fillimi kur është paraqitur në spital deri tash ka qenë nën observim.

“Është trajtuar në mënyrë simptomatike për lodhje, për situatë të përgjithshme”, ka thënë ai për lajmi.net.