E tmerrshme, ja si u planifikua të kryhej sulmi në Mekë

Një sulm terrorist në Mekë është parandaluar nga forcat e sigurisë të premten, ka njoftuar ministria e brendshme e Arabisë Saudite.

Bota

23/06/2017 22:26

 

Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie sulmi ishte planifikuar nga tre grupe terrosite, dy në Mekë dhe tjetra në Jeddah.

Në lagjen Ajyad një sulmues vetëvrasës ishte fshehur në një nga shtëpitë dhe refuzonte të largohej, ku edhe hapi zjarr mbi policinë, tha zëdhënësi, transmeton lajmi.net

Gjithnjë sipas zëdhënësit, sulmuesi e hodhi veten në erë duke plagosur gjashtë civilë, dhe duke lënduar edhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë,

Sulmi ishte afër të realizohej dy ditë para ditës së Fitër Bajramit. /Lajmi.net/