E sulmuan 800,000 bletë, vdiq në vend

Një njeri nga Arizona e SHBA-ve është sulmuar nga mbi 100 herë. Njeriu fatkeq, 32 vjeҫ, bashkë me tre kolegë duhej të kosiste barin rreth një shtëpie në qyteti Douglas, në kufirin amerikano-meksikan. Por, sapo i ndezën kositëset, një grumbull i madh bletësh i sulmoi.

Bota

10/10/2014 01:23

Derisa tre veta që u thumbuan ia dolën të ikin, i katërti u mbulua nga bletët dhe vdiq në vend.

Mjekët konstatuan se ai kishte vdekur nga sulmi në zemër i shkaktuar nga helmi i bletëve.

Zjarrfikësit e ftuar për shpëtim të të  thumbuarve erdhën me rroba dhe pajisje përkatëse. Nisën  me shkatërrimin e tyre dhe depërtuan deri në  brendi të  kulmit, ku hasën në  një  grumbull prej rreth 800,000 bletë sh.

Shefi i zjarrfikësve, Mario Novoa, tha se kurrë nuk kanë  parë një  grumbull kaq të  madh bletësh. “Vlerësuam se në  zgjoin e të gjatë mbi 2 metra ishin rreth 800 mijë bletë vrastare”, tha ai.

Viteve të  fundit këto bletë  vrastare paraqesin një  problem të madh në  jug të  SHBA-ve, ku shkaktojnë   mbi 40 rate të vdekjeve në  vit.

Vdekshmëria e madhe nga kë to bletë  nuk është në fuqinë  e helmit të  tyre, pasi kanë fuqi të njëjtë me helmin e bletëve evropiane. Por, këto të  jugut amerikan janë  më  këmbëngulë se kur sulmojnë  burimin  e pengesë s që  iu del përpara, deklaroi dr. May Berenbaum nga Universiteti  Ilinois.