E puthi moderatoren në buzë, Fero dëshiron sërish t’i shkojë në emision

Para pak muajsh reperi nga Gjilani, Fero bëri bujë të madhe në mediat shqiptare.

ShowBiz

31/08/2018 15:10

Kjo ngase ai ishte i ftuar në emisionin “Why not”, te moderatorja Roza Lati ku gjatë një momenti dyshja shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin, shkruan lajmi net.

Puthja e tyre u bë virale në rrjete sociale, teksa u përfol se dyshja janë në një lidhje të mundshme. Ndërsa sot, Fero ka publikuar një foto në Instastory ku tregon se intervista e tyre ka arritur një milion klikime në Youtube.

“1Milly Intervista mendoj qe duna me shku apet te Roza me fol për albumin e SHEKUJVE. Si mendoni ju?”, ka shkruar ai.

Theksojmë se Fero është në përgatitje të albumit të ri që pritet të lansohet së shpejti. /Lajmi.net/

YouTube player