E ndihmon i dashuri

Rita Ora thotë se i dashuri i saj, Calvin Harris po e ndihmon atë në albumin e saj të dytë. Këngëtarja e ‘Shine Ya Light’ ka pasur një agjendë të ngjeshur në vitin 2013 dhe thotë se është ndjenjë e madhe që e ka takuar një njeri si Calvin, i cili e ka mbështetur dhe…

ShowBiz

17/11/2013 10:30

Rita Ora thotë se i dashuri i saj, Calvin Harris po e ndihmon atë në albumin e saj të dytë. Këngëtarja e ‘Shine Ya Light’ ka pasur një agjendë të ngjeshur në vitin 2013 dhe thotë se është ndjenjë e madhe që e ka takuar një njeri si Calvin, i cili e ka mbështetur dhe po e ndihmon me eksperiencën e tij.

“Ju e dini se është shumë ndjenjë e mirë që të shkosh me dikë i cili ka një histori të bujshme dhe një eksperiencë të madhe në muzikë. Unë i besoj shumë shikimit të tij”, deklaroi këngëtarja shqiptare për ‘Capital’.

“Është mjaft mirë që ta kesh atë siguri dhe kështu unë kam marrë ndihmë të madhe nga ai dhe është mjaft freskuese, sepse ky album mendoj se do t’i ngrish njerëzit lart, shpresoj për këtë”, vazhdoi ajo.

E pyetur nëse DJ skocez është i sinqertë në qasjen e saj, ajo shtoi: Po, Calvin është i aftë ta dijë se çka është e mirë dhe çka jo”, shtoi Rita.