E mbani mend “Robertin” e “Familjes Moderne” ? Ja si duket ai sot (Foto)

Seriali vendor “Familja Moderne” filloi të emitohet që në vitet e pas luftës në Kosovë. U transmetua për një kohë të gjatë në televizionin publik në RTK.

ShowBiz

18/12/2016 17:16

Arriti një shikueshmëri të lartë por më pas u ndërpre, duke lënë një “mangësi” tek shikuesit e tij, shkruan Magazina.

Lloj-lloj personazhesh luanin në këtë komedi vendore. Përkrah shumë aktorëve të njohur luante edhe Lekë Berisha apo i njohur si “Roberti”.

Për ata që nuk ju kujtohet “Roberti” ishte djali i haverit, problematikut“Ardit”, apo “Armond Morinës.

Përndryshe Leka në realitet është fëmija i artistëve Fatos Berisha, regjisor, dhe Vjosa Berisha, aktore në teatrin kombëtar.

Në kohën kur e luante këtë rol ishte fëmijë, ndërsa tani është rritur. Se sa ka ndryshuar, shikojeni fotot në vijim.