A e dini se kjo erëz nga kopshti juaj kuron rënien e flokëve?

E njohur ndryshe edhe si Rosa maris ose trëndafil deti sipas grekëve dhe romakëve, kjo barishte mjekësore është përdorur si ilaç prej shekujsh. Në kulturën tonë, kjo erëz njihet si rozmarina.

Lifestyle

02/01/2017 08:18

Rozmarina është fantastike për të rregulluar presionin e lartë të gjakut dhe për të riparuar problemet e tretjes. Ky ilaç përdoret edhe për një sërë sëmundjesh të tjera dhe është përdorur veçanërisht në verëra nga mbretëresha hungareze Isabella në shekullin e 14-të.

Mbretëresha ishte 72 vjeç dhe kishte probleme me përdhesin. Kur filloi të përdorë rozmarinën si ilaç, ajo zbuloi rezultatet e menjëhershme të bimës dhe lëkura e saj u bë aq e re, sa madje princi i Polonisë donte të martohej me të.

Sipas kërkimeve, rozmarina e magjishme është një antioksidant magjik, plot me flavonoide të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut, rregullojnë punën e tiroides dhe lehtësojnë dhimbjet e kokës. Rozmarina ka qenë veçanërisht e përdorshme në kozmetikë, për të inkurajuar rritjen e flokëve.

Nëse vuani nga problemet me stomakun ose dhimbjet e barkut, rozmarina do t’i rregullojë ato menjëherë. Studimet konfirmojnë se kjo barishte ndikon pozitivisht në procesin e humbjes së peshës, si dhe djeg dhjamin në mënyrë efektive.

Një studim i publikuar në vitin 1995 zbuloi se rozmarina mund t’i shkatërrojë toksinat e trupit dhe vepron si një diuretik i vërtetë.

Për më tepër, rozmarina është në gjendje që të parandalojë të gjithë llojet e inflamacionit, nga bronkiti në vesh, hundë dhe infeksionet e fytit. Në qoftë se përdorni rozmarinë nga jashtë dhe e kombinoni me vaj, do të lehtësojë simptomat dhe dhimbjet e nervit shiatik, dhimbjet reumatike dhe dhembjet e muskujve.

Përderisa stimulon qarkullimin e mire të gjakut, rozmarina thekson rritjen e flokëve dhe parandalon zbokthin dhe humbjen e flokëve. Rozmarina nuk është për përdorim oral dhe as nuk duhet t’u jepet fëmijëve. Gjithashtu, gratë shtatzëna këshillohet që të konsultohen me mjekun përpara se ta përdorin. Zakonisht lejohen sasi të vogla rozmarine në ushqim dhe kur gatuani.

Ju mund të përgatisni gjithashtu çaj nga gjethet dhe lulet e rozmarinës, të cilat do ta qetësojnë organizmin dhe do t’iu ndihmojnë të relaksoheni, shkruan Shije. Për më tepër, rozmarina mund të asgjësojë simptomat e depresionit dhe do të reduktojë dhimbjet menstruale në mënyrë të konsiderueshme.

Receta për përdorimin e rozmarinës

Për të përdorur rozmarinë në mënyrën më të mirë, po iu sjellim dy receta.

Merrni një lugë çaji rozmarinë të freskët ose të thatë dhe mbulojeni me një filxhan ujë të vluar. Lëreni lëngun të depërtojë në të për 15 minuta dhe pastaj kullojeni me garzë.

Merrni dy gota në ditë nga ky lëng, një në mëngjes dhe një pasdite. Në darkë nuk rekomandohet të pihet pasi mund të prishë gjumin.

Tretësirë rozmarine

Përzieni ½ filxhan alkool medicinal me 1 lugë gjelle gjethe rozmarine. Lëreni përzierjen të qëndrojë për 10 ditë dhe pastaj kullojeni me garzë.

Merrni 15 deri në 20 pika të përzierjes në një gotë me ujë çdo ditë. Gjithashtu mund ta përdorni për trajtim të humbjes së flokëve dhe reumës. Thjesht masazhoni zonat e prekura dhe prisni për rezultatet. /Telegrafi/