E dashura e Feros me fustan të njëjtë si të Kim, reagon super-modelja

Kim Kardashian është përballur me kompani të ndryshme dhe së fundmi nuk ka munguar edhe një reagim i saj.

ShowBiz

21/02/2019 17:00

Ajo ka reaguar ndaj brendit të njohur “Missguided”, për të cilin shprehet se shumë shpesh e ka kopjuar atë, shkruan lajmi.net.

E një fustan i reklamuar nga e dashura e Feros, Arbenita ka ‘tronditur’ Kimin, teksa është i njëjti fustan si i saj.

“Është lodhëse të shohësh këto kompani të cilat po e hedhin poshtë mundin e shumë disenjatorëve të cilët vijnë me ide origjinale. I kam shikuar këto kompani duke fituar në krahë të biznesit të burrit tim për vite me radhë e tani po e bëjnë të njejtën gjë edhe me brende që unë punoj. Nuk mund të qëndrojë në heshtje më”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram teksa i kundërvihet këtij brendi. /Lajmi.net/