E çuditshme: Autori i masakrës së Nisës u kap i gjallë (Video)

Zyrtarisht 31-vjeçari Mohamed Lahouaiej Bouhlel u vra nga policia, pak minuta pas masakrës që la pas 84 të vrarë dhe më shumë se 200 të plagosur.

Bota

17/07/2016 23:40

“Sunday Express” ka publikuar një video të çuditshme nga masakra e Nisës. Sipas saj ka dyshime se autori është kapur i gjallë dhe nuk është vrarë nga policia.

Zyrtarisht 31-vjeçari Mohamed Lahouaiej Bouhlel u vra nga policia, pak minuta pas masakrës që la pas 84 të vrarë dhe më shumë se 200 të plagosur.

Por kjo video e postuar në “YouTube” tregon nojë njeri që ka dalë nga kamioni dhe që arrestohet nga policia duke u tërhequr zvarrë. “Sunday Express” hedh dyshime se shërbimet sekrete janë përfshirë në atentatet terroriste të Francës.

YouTube player