Dyshimet, a është ky terroristi që shpërtheu në aeroportin e Brukselit? (Foto)

Mediat botërore dyshojnë se sulmi në zemër të kryeqytetit europian mban firmën e Najim Laachraoui, i cili njihet si terroristi i fundit i celulës së Salah Abdeslam, i arratisur që pas sulmeve të Parisit.

Bota

22/03/2016 10:53

24 vjeçari ndodhet në arrati, por gjurmët e tij janë gjetur gjithandej gjatë hetimeve për sulmet terroriste në Paris.

a

Ai njihej edhe me emrin fals Soufiane Kayal, me të cilin ka mundur të udhëtojë nga Greqia deri në Belgjikë. Edhe pse kjo nuk konfirmohet zyrtarisht, dyshimet për 24- vjeçarin ngrihen nga mediat, duke qënë se ishte lidhja e fundit e celulës që terrorizoi Evropën. /BW