Dy përdorime të thjeshta për të hequr njollat e kafes nga rrobat

Njollat e kafes janë një stres më vete në rroba. Me siguri të ka ndodhur të bësh pis fustanin apo këmishën e sapoveshur nga një pakujdesi e momentit. Nuk je e vetmja. Por ka një zgjidhje për këtë.

Lifestyle

20/02/2017 19:59

Dy janë produktet natyrale që të ndihmojnë për të eliminuar menjëherë njollat e kafes nga rrobat.

E verdhë veze

Kjo mënyrë për të hequr njollat mund të të surprizojë, por shumë njerëz betohen se funksionon mjaft mirë. Mënyra për t’u përdorur është e thjeshtë. Hidh një të verdhë veze mbi njollën e kafes dhe përhape lehtësisht në të gjithë hapësirën me një peshqir të butë. Lëre për rreth 2 minuta dhe pastaj shpëlaje me ujë. Do ta shohësh që njolla është zhdukur plotësisht.

Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me uthullën e mollës, e cila është një pastruese mjaft e mirë e njollave në përgjithësi.

Uthulla e mollës është një produkt gjithëpërfshirës në shtëpi. Ndihmon thuajse në çdo pastrim, por sot po ju sjellim disa këshilla si t’i hiqni njollat e kafes.

Mbi një copë pambuku hidh pak uthull molle të bardhë dhe vendose mbi njollën e kafes. Lëre ashtu gjatë gjithë natës në mënyrë që pëlhura ta thithë të gjithë uthullën nga pambuku.

Një mënyrë tjetër është edhe me spray.

Tri masa uji të distiluar dhe një masë uthull molle përzieji në një shishe (si ajo e xhamave që të ndihmon me spray-n). Një filxhan kafe me uthull molle dhe tre filxhanë me ujë të distiluar përzieji bashkë në shishe. Spruco me këtë përzierje njollat e kafes dhe lëre 10-15 minuta. Më pas laje mirë edhe me detergjent dhe në fund gjithçka është eliminuar.