Dy gëzime në një ditë për Taynën, ja çfarë shkruan reperja

Tayna dje festoi ditëlindjen.

ShowBiz

15/12/2018 10:00

Tayna kësaj radhe ditëlindjen e pati më të veçantë, kjo ngase me këtë datë rastisi edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kjo gjë e bëri më të veçantë ditëlindjen e reperes, që do ta mbajë mend çdo herë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Tayna uroi për formimin e Ushtrisë, kurse mesazhit urues ia bashkëngjiti edhe një foto të ushtarëve.

“Normal qe per ditlindje tem ndodh kjo. Urimeee Kosovë”, ka shkruar Tayna mbi fotografi. /Lajmi.net/